Kosova

Gjenden bomba tymuese dhe municion në veri të Kosovës/ Mund të përdoreshin për sulm

Në Veri të Kosovës janë sekuestruar mjete të rrezikshme.

Ato u gjendën në veri të Mitrovicës, te lagjja e boshnjakëve, përballë Shkollës së Mesme Teknike.

Mjetet u gjetën bazuar në infomacione të dhëna nga qytetarët.

Konkretisht u sekuestruan tela gjemborë të improvizuar (irige), bomba tymuese, municion dhe një uniformë. Raportohet se  uniforma e gjetur të hënën është e ngjashme me uniformat që janë përdorur nga grupi terrorist në Banjskë në shtator të këtij viti.

Policia e Kosovës ka dyshime se këto municione dhe sende të tjera do të mund të përdoreshin për sulme ndaj tyre, duke rrezikuar jetën e efektivëve dhe qytetarëve.

Policia e Kosovës po vijon aksionin në terren me qëllim të identifikimit të mjeteve tjera të dyshuara në mënyrë që të parandalohet rreziku nga to, i qytetarëve apo të parandalohet ndonjë sulm ndaj autoriteteve


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë