Ngjarje

Zjarr në një qendër tregtare, 42 të asfiksuar jashtë rrezikut, përfundon pas 4 orësh evakuimi i banorëve të pallatit ku ndodhej qendra

Vetëm pas katër orësh (nga renia e zjarrit) ka përfunduar operacioni i evakuimit të qytetarëve në qendrën tregtare në Lushnjë që u përfshi të hënën nga flakët, ndërsa zjarri u përhap edhe në apartamentet e pallatit ndërtuar sipër qendrës.

“Përfundoi operacioni i evakuim shpëtimit në qendrën tregtare në Lushnjë. Në operacion për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit.

Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit” njoftoi në mbrëmje Policia.

Kur u raportua se gjithcka perfundoi edhe me flaket, një vatër zjarri është riaktivizuar sërish në katin e fundit të qendrës aty rreth orës 20:15

Kësaj here zjarri ka përfshirë tarracën e qendrës tregtare ku ndodhet dhe një lokal veror, ku janë djegur pjesa e dyshemesë dhe disa pemë. Zjarrfikësit u rikthyen për të shuar vatrat e zjarrit, qe vijuan deri naten vone. Nuk shpetoi kati i katert i qendres qe u dogj plotesisht.

Ne ndihme shkoi edhe ushtria ndersa po merreshin masa per te evakuuar edhe banoret e godinave prane.

Cfarë ndodhi në qendrën tregtare të Lushnjës?   

Një qendër tregtare në Lushnje është përfshirë te henen nga flakët në katin e dytë dhe tretë të saj.

Qendra tregtare në Lushnjë, ndodhet ne mes dhe e lidhur me dy pallate 9 katëshe, por njera prej tyre eshte perfshire nga flaket, duke qene ngjitur me dy nga katet e qendres.  

Policia njoftoi se zjarri ka rënë rreth orës 14:40 në qendrën tregtare ‘Metropol’.  

Zjarri më pas është përhapur edhe në katin e katërt dhe më pas në apartamentet që janë në godinën e Qendrës Tregtare

Nga pamjet e publikuara disa nga qytetarët janë përpjekur të dalin nga dritaret dhe nga ballkonët, ndërsa kanë asistuar edhe forcat zjarrfikëse.

Forcat Zjarrfikëse punuan për të shuar flakët dhe për të bërë evakuimin e plotë edhe nga pallati 9 katesh.

Në ndihmë të zjarrfikëses së Lushnjës mbërriten edhe 6 zjarrfikëse nga Tirana Fieri e Patosi si dhe forcat RENEA nga Tirana qe bene kontrollin dere me dere per te nxjerre cdo banor te pallatit.

Shkëlqim Goxhaj, shefi i zjarrfikësve në Tiranë tha se dyshimet per zjarrin lidheshin me mbinxehjen e kutisë eletktrike brenda qendrës tregtare.

“Në këto momente nuk mund të quhet shkëndojë elektrike por këto zjarre shkaktohen nga mbingarkesa e pajisjeve. Këto zjarre vijnë si pasojë e mos përballimit të fuqisë elektrike nga ana e kutisë elektrike”- u shpreh me heret Goxhaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë