Politike

Një ditë para arrestit, Berisha: Jam si Navalni, po me arrestojmë pa provë

Një ditë para se GJKKO të vendosë për kërkesën e SPAK për ta çuar në arrest shtëpie, Sali Berisha pati një komunikim me ndjekësit e tij në Facebook.

“Edi Rama kërkon të arrestojë kryetarin e partisë më të madhe politike opozitare.

Vladimir Putin, këto kohë, ka zhdukur Navalnin edhe nga burgjet, nuk dihet ku është.

Pse? Se ka frikë se Navalni do regjistrohet si kandidat për president.

Putin, Navalnin e ka frikë edhe në burg aty ku është.

Edi Rama bëri të njëjtën gjë. Nuk lejoi në kundërshtim me ligjin, regjistrimin e emrit tim si kryetar koalicioni.

Edi Rama bëri edhe më shumë. Nuk lejoi as regjistrimin e emrit të PD nga frika dhe tmerri.

Ne jemi sot në këtë situatë kur ai në një zinxhir veprimesh antikushtetuese, ka vendosur që të arrestojë, të dënojë me arrestim Sali Berishën, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë provë për një proces që është më i ligjshmi që mund të bëhet”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë