Njerez

SHBA, djali 6-vjeçar përfundon në fluturimin e gabuar si tek filmi ‘I vetëm në shtëpi’

Një djalë 6-vjeçar është futur në aeroplanin e gabuar, për shkak të një gabimi të bujshëm të bërë nga një kompani ajrore.

Historia e Casperit të vogël, të kujtonte filmin “I vetëm në shtëpi” i vitit 1992 në të cilin Kevin, i luajtur nga një Macaulay Culkin shumë i ri, ndahet nga prindërit e tij dhe përfundon në një aeroplan që shkon në Nju Jork në vend që të shkonte në Florida.

Në rastin e Casper, fëmija do të fluturonte vetëm nga Filadelfia, për të shkuar tek gjyshja e tij në Fort Myers, Florida,  Maria Ramos.

Ishte udhëtimi i parë me avion i Casper. Gjyshja e tij po e priste në Fort Myers, por kur nuk e pa, pyeti kompaninë Spirit Airlines se ku ishte fëmija.

Fillimisht stafi nuk ishte në gjendje të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur, më pas i thanë se fëmija ndoshta nuk kishte pasur kohë të hipte, por gjyshja u përgjigj se ishte e pamundur pasi kishte gjurmuar nipin e saj dhe kishte konfirmim që fëmija kishte bërë check-in në aeroport

“Këto ishin momentet më të këqija të jetës sime”, tha Ramos për mediat lokale. Për fat, pas disa orësh ajo mori një telefonatë nga Casper. Nipi i saj i tha se kishte zbritur, por në aeroportin e gabuar, pra në Orlando, katër orë e më shumë se 200 kilometra larg. Kompania kërkoi falje dhe ofroi rimbursim për fluturimin.

Casper përfundimisht arriti në destinacion dhe u ribashkua me gjyshen e tij në kohë për të kaluar Krishtlindjet. Çështja është mbyllur. Ose ndoshta jo. Fëmija  ishte traumatizuar dhe disa thonë se familja mund të padisë kompaninë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë