Ipeshkovi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta përmes një videomesazhi uron sot të gjithë besimtarët katolikë për Krishtlindje. Veçanërisht ai është ndalur te një urim për gratë dhe vajzat, shumë prej të cilave siç thotë Dom Gjergj Meta “u mohohet liria, sepse u cenohet dhe/ose u mohohet jeta ose ajo u bëhet e pa jetueshme për shkak të keqtrajtimeve”
“Të dashur miq, Ju përcjellim me shumë dashuri urimin e ipeshkvit të Dioqezës sonë të Rrëshenit, Imzot Gjergj Metës, për Krishtlindje. Duke cituar paragrafët përmbyllës të tekstit të videomesazhit të tij, ju lëmë me këto fjalë:
“Shumë grave sot u cenohet dhe/ose u mohohet liria, sepse u cenohet dhe/ose u mohohet jeta ose ajo u bëhet e pa jetueshme për shkak të keqtrajtimeve, dhunës, abuzimit. E megjithëkëtë, ato vazhdojnë t’i japin botës dashuri, të punojnë, të mundohen e të përkujdesen për çdo anëtar të familjes së tyre. Ato janë shpesh energjia dhe motivimi i heshtur i shoqërisë sonë.
Urimi im në këtë Krishtlindje është për ju, të dashura vajza dhe gra. Ne ju falemi për butësinë që i sillni botës! Ju jeni të bekuara mbi të gjitha krijesat dhe e bekuar është çdo buzëqeshje e juaja. Uroj t’ju shoh gjithmonë të qeshura e të gëzuara në zemër! Përshumot Krishtlindja!”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




