Ashtu si çdo fundvit, fluksi në pikat kufitare është kthyer në makth për emigrantët që vijnë për të festuar me familjet e tyre, por që duhet të presin me orë të tëra për të hyrë në Shqipëri. Më me pak fat kanq qenë ata që vijnë nga Greqia, pasi policia greke ka punuar me sportele të reduktuara. Por radhë të gjata ka pasur thuajse në çdo hyrje kufitare të vendit.
Vetëm sot në mëngjes, në Portin e Durrësit kanë mbërritur 3 tragete me 3027 udhëtarë dhe 975 automjete. Dy prej trageteve “Venturis Ferries” kanë mbërritur nga Bari dhe “Adria Ferries” nga Ankona. Gjatë ditës pritet të vijnë edhe 3 tragete të tjerë po nga Bari.
Për të përballuar fluksin e udhëtarëve dhe për të shmangur radhët e gjatë, mësohet se në punë janë 20 sportele.

Në Portin e Vlorës, gjatë orëve të fundit, kanë mbërritur 1400 persona dhe 200 automjete. Pritet që në orët në vijim, numri i udhëtarëve të rritet edhe më shumë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kakavijë kanë hyrë 6696 shqiptarë dhe 2342 shtetas të huaj, ndërsa kanë dalë 2616 shqiptarë dhe 599 shtetas të huaj. Nga kjo pikë kufitare gjithashtu, kanë hyrë 1812 me targa shqiptare, 782 me targa të huaja, ndërsa kanë dalë 566 automjete me targa shqiptare dhe 233 me targa të huaja.
Vetëm dje në Kapshticë kanë hyrë 8441 persona dhe kanë dalë 2882, ndërsa në Qafë Thanë 4149 persona kanë hyrë dhe 3403 të tjerë kanë dalë.
Radhët e gjata, sidomos në pikën e Kapshticës, kanë shtuar ankesat e qytetarëve të cilët kanë pritur me orë të tëra në radhë për të kaluar kufirin, pasi sipas tyre pala greke po punonte me sportele të reduktuara.
Në 24 orët e fundit, ka pasur fluks të shtuar udhëtarësh edhe në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, në Kakavijë kanë hyrë 6696 shqiptarë dhe 2342 shtetas të huaj, ndërsa kanë dalë 2616 shqiptarë dhe 599 shtetas të huaj. Sa u takon automjeteve që kanë hyrë në vendin tonë, kanë hyrë 1812 me targa shqiptare, 782 me targa të huaja, ndërsa kanë dalë 566 automjete me targa shqiptare dhe 233 me targa të huaja.
Në pikën kufitare të Morinës tetë sportele janë në punë për përpilimin e të dhënave të emigrantëve dhe qytetarëve në hyrje dhe dalje të Shqipërisë. Gjatë 24 orëve të fundit, tabela e hyrje daljeve tregon qartë numrin e lartë të daljeve nga Shqipëria në Kosovë: Dalje shtetas shqiptarë 3180 qytetarë me 1180 automjete; Dalje shtetas të huaj 18944 qytetarë me 5819 automjete. Ndërsa numri i hyrjeve është më i ulët: Hyrje shtetas shqiptarë 4230 qytetarë me 1501 automjete; Hyrje shtetas të huaj 7198 qytetarë me 2986 automjete.
Një ditë më parë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se po ndjekin situatën në pikat kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në Facebook, ai falenderoi kolegët ministra të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut përkatësisht Giannis Oikonomou dhe Oliver Spasovski, me të cilët ka komunikuar, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




