Gazeta Si – Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin e autostradës Levan-Tepelenë, ku dy makina janë përplasur në Poçem në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi”.
Sipas burimeve policore, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar shtatë persona, ku 5 prej tyre janë dërguar deri më tani në spital.
Mes të lënduarve janë edhe 4 fëmijë, të cilët sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, – njofton policia.
Makina me targa greke që vinte nga Greqia, ka tentuar të hyje në një vend parkimi, ndërsa ajo me targa shqiptare ikte në drejtim të Gjirokastrës.
Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore, por dhe ekspertë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




