Gazeta Si – Gazeta Si – Një 39 vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Vlorës, pasi tentoi të kontrabandonte lëndë piroteknike në Shqipëri.
Policia tha se F.S., u ndalua në portin e Vlorës pas një kontrolli në automjetin tip “Benz”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi disa pako me fishekzjarre, të padeklaruara.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




