Ka ndodhur

Trafikoi në Shqipëri makinën ‘BMW’ të vjedhur në Norvegji, arrestohet 26-vjeçari

Gazeta Si – Një 26-vjeçar me iniciale G.T., banues në Itali, u arrestua në Tiranë, pasi dyshohet se ka blerë në mënyrë të jashtëligjshme një automjet tip “BMW”, të dyshuar të vjedhur në Norvegji dhe më pas e ka trafikuar atë në vendin tonë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “BMW”.

Policia tha se vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jenë kryer nga ky shtetas, dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë