Ngjarje

Del autopsia, shqiptari e goditi ish të dashurën italiane 8 herë me thikë (video e hyrjes në banesë)

Gazeta Si - Vanessa Ballan u vra nga tetë goditje me thikë nga shqiptari i Kosovës Bujar Fandaj, 6 nga të cilat ishin të thella dhe dy sipërfaqësore.

Nga autopsia dalin element të reja për vdekjen e 27-vjeçares nga Riese Pio X (Trevizo).

Ekzaminimi zbuloi se dy goditje kanë dëmtuar të dyja mushkëritë, ndërsa një plagë me thikë ka shpuar zemrën. Vrasësi e ka rrotulluar thikën në trupin e gruas për t'u siguruar që goditje ishte vdekjeprurëse.

Sipas mediave italiane, është konstatuar gjithashtu se viktima është rrahur para goditjeve me thikë: janë konstatuar mavijosje në kokë dhe fytyrë dhe plagë mbrojtëse në duar, siç ka rezultuar nga kontrolli i parë.

Vanessa vdiq shumë shpejt, sipas patologëve që kryen autopsinë. Për ta vrarë, Bujar Fandaj, duke përdorur një thikë me teh 20 centimetra të gjatë, ka qëlluar 8 herë me thikë të përqendruar në gjoks, disa prej të cilave ishin shumë të thella, për shkak të të cilave në pak çaste ajo ka humbur jetën.

U konfirmua po ashtu edhe shtatzënia e gruas: ajo kishte arritur afërsisht javën e dymbëdhjetë të shtatzënisë.

Në ditët në vijim do të bëhet edhe testi tek fetusi i saj për të konstatuar atësinë.

Jemi në pritje të miratimit nga organet e drejtësisë për kthimin e trupit në familje dhe caktimin e datës së varrimit.

Ndërkohë ditën e sotme është publikuar edhe video e momentit kur Bujar Fandaj ka hyrë në shtëpinë e Vanesës: këtë e ka bërë nga mbrapa me shpresën që të mos shihet, por kamerat e fqinjëve kanë regjistruar të gjithë skenën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë