Ka ndodhur

Tiranë / Po punonte në një pallat në ndërtim, punëtori bie nga skela dhe humb jetën

Gazeta Si- Një punëtor ndërtimi rreth moshës 38 vjeç, ka rënë nga lartësia mëngjesin e kësaj të premteje, teksa punonte në një pallat në ndërtim në Tiranë. Policia thotë si pasojë, punëtori ka humbur jetë.

“Më datë 22.12.2023, rreth orës 10:20, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi rreth 38 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë