Moti

Vranësira në të gjithë vendin, në fundjavë rriten temperaturat

Parashikohet që nga orët e pasdites dhe në vijim të ketë shtim të vranësirave duke rrezikuar momente me pika shiu në të gjithë territorin e vendit por orët e vona të natës sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar gradualisht reshjet nga i gjithë territori Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në mëngjes por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Ndërkohë, fundjava sjell përmirësim të dukshëm të kushteve të motit. Kthjellimet do të jenë më të dukshme të dielën në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa temperaturat do të ngjiten deri në 18 gradë celcius.

Kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë ditës së diel, në një pjesë të mirë të territorit të paktën deri në orët e pasdites. Sot maksimumet regjistrojnë vlerën 15 gradë celcius por duke filluar nga e shtuna dhe e diela, do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që maksimumet të ngjiten edhe në 18 gradë në orët e mesditës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë