Gazeta Si – Një 59-vjeçar nga Narta ka rënë në pranga, pasi i janë gjetur në banesë, armë zjarri, armë gjahu dhe municion luftarak.
Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara nga policia, 59-vjeçari e kishte fshehur nën dyshek pistoletën. Ajo dhe arma tjetër janë sekuestruar nga autoritetet.
Policia e Vlorës tha se në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, finalizoi operacionit e koduar “Strike 5”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi S.Th.
“Nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu dhe municion luftarak”, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



