Ka ndodhur

Me armë dhe municion luftarak, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 42-vjeçar me iniciale M.H., është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje. Policia tha se ai u ndalua në rrugën e Kavajës në kryeqytet, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak.

Policia njofton se nga verifikimet e kryera dyshohet se 42-vjeçari i arrestuar, ka siguruar armën e zjarrit, me qëllimin shitjen e saj, te persona të tjerë.

Më parë, në kuadër të operacionit “Transportuesi”, janë vënë në pranga dy shtetas dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri pistoleta, krëhra e municion luftarak, një silenciator, dy automjete e aparate celulare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë