Sport

Olimpiada ‘Paris 2024’/ Garat e sërfit, në dallgët gjigante të Tahitit

Gazeta Si – Organizatorët e Olimpiadës së Parisit vazhdojnë punimet për një kullë të re për arbitrat dhe telekamerat pranë selisë së garave të sërfit në Tahiti. Puna vazhdon, pavarësisht se Federata Ndërkombëtare nuk është pro projektit kontrovers.

‘International Surfing Association’ ka bërë të ditur të martën se nuk do që kulla e aluminit të ndërtohet në lagunën e Teahupo’o, ku do të jetë selia e Olimpiadë së sërfit korrikun e ardhshëm, i zgjedhur për dallgët e tij gjigante në gjithë botën.

ISA ka sugjeruar që arbitrat mund t’i ndjekin garat nga një kullë e ndërtuar në tokë dhe jo në det. Por organizatorët e Lojërave Ollimpike të Parisit kanë pohuar të mërkurën se ky sugjerim është hedhur poshtë.

Kreu i organizatorëve të Olimpiadës së Parisit, Tony Estanguet, ka deklaruar: “Projekti vazhdon. Kjo është dëshira e aktorëve lokalë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë