Kosova

Stoltenberg: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten, KFOR-i çelësi i stabilitetit

Nga Gazeta ‘Si’ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fjalimin e fundvitit tha se me zhvillimet aktuale në botë nuk ka siguri dhe shtoi se tensionet në Ballkanin Perëndimor janë rritur.

“Ne jetojmë në një botë më të rrezikshme. Një luftë po zhvillohet në Evropë. Një luftë e re në Lindje të Mesme. Tensionet në Ballkanin Perëndimor janë duke u rritur”, deklaroi ndërsa shtoi se KFOR-i është kyç për paqen jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor.

“Vetëm muajin e fundit unë takova trupat e KFOR-it në veri të Kosovës. Ndihma e tyre që të mbajnë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë janë çelësi për stabilitetin e rajonit më gjerë të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë