Ngjarje

Dyshohet se vrau ish-të dashurën, Bujar Fandaj e përndiqte prej një viti me kërcënime dhe video intime

Gazeta Si - Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Vanessa Ballan, 26-vjeçares, e goditur me thikë disa herë në fshatin Spineda di Riese Pio X, në provincën e Trevizos.

Bujar Fandaj, 41-vjeçari kosovar i arrestuar për krimin, jo vetëm që nuk pranoi mbylljen e marrëdhënies me viktimën, por edhe e kërcënoi gruan për një vit.

"Nëse nuk kthehesh me mua do të vras", "nëse nuk kthehesh do t'i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë", - janë frazat drejtuar Vanesës që vendos t'ia thotë partnerit të saj, Nicola.

Një dashuri që nisi që në adoleshencë, pavarësisht nga historia e shkurtër që pati me 41-vjeçarin shqiptar, i cili punonte si korrier në Altivole.

Më 26 tetor, ajo denoncoi kosovarin, duke treguar për kërcënime dhe përndjekje në polici. Një ankesë që rezulton e padobishme deri në epilogun tragjik.

Megjithatë, pas denoncimit, situata dukej se po kthehej në normalitet. Sipas “Il Corriere del Veneto”, në fakt duket se kosovari ishte qetësuar, kjo pas kontrollit të policisë në shtëpinë e tij.

Prokuroria, thonë hetuesit, nuk do të kishte marrë asnjë masë sigurie ndaj tij, pasi ishin në pritje të analizave të thelluara të telefonave të vrasësit të dyshuar dhe viktimës, të cilët ndërkohë kishin fshirë të gjitha mesazhet e marra nga ai nga frika për t'u zbuluar nga partneri aktual italian.

Ndoshta lajmi i shtatzënisë së Vanessa-s, tre muajshe shtatzënë, përsëri sipas “Il Corriere del Veneto”, do të kishte shkaktuar zemërim tek Bujar Fandaj, për të cilin nuk do të ishte më e mundur të takohej me viktimën në supermarketin ku ajo punonte si arkëtare.

Më pas, Bujar Fandaj e kërcënoi dhe e përndoqi gruan për gati një vit, duke e shantazhuar dhe duke i premtuar se do t'ia zbulonte partnerit lidhjen e tyre tashmë të mbaruar, duke shfaqur edhe disa video intime.

Por shqiptari nuk do dorëzohej kurrë deri në fund të marrëdhënies me Vanessa.

Sipas mediave italiane, ai ka publikuar edhe një video të fundit në Tik Tok disa orë para krimit. "Të jap zemrën time, por mos mendo kurrë të ma hedhësh. Sepse nëse me del nga zemra, nuk do te kthehesh më kurrë", fjale që marrin një kuptim dramatik në dritën e asaj qe ndodhi më pas.

Vanessa u gjet në shtëpi e pajetë nga partneri i saj Nicola Scapinello, pasi kishte pësuar 7 goditje vdekjeprurëse me thikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë