Ka ndodhur

Shijak, arrestohet 28-vjeçari me kallashnikov dhe municion luftarak

Gazeta Si – Një 28-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Metallaj në Shijak. Policia tha se R.D., u kap me një armë kallashnikov në banesë të tij.

Policia thotë se kishte informacione mbi këtë fakt. Kur ka shkuar në banesën e të riut, ky i fundit ka tentuar ta fshehë në një ambient afër banesës së tij.

Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur armën e zjarrit, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë