Nga Gazeta ‘Si’-Do të mbetemi nën ndikimin e motit të qëndrueshëm në Shqipëri, ku orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara do të jenë në skajin verior.
Parashikohet që moti të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C më e ulëta në zonat malore deri në 17°C më e larta në zonat bregdetare.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




