Ka ndodhur

Po punonte në banesë me frezë, humb jetën aksidentalisht 60-vjeçari në Rrogozhinë

Gazeta Si- Një 60-vjeçar humbi jetën aksidentalisht në Rrogozhinë, pasi po punonte me një frezë në banesën e tij.

Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të marte, ku për pasojë mbeti i dëmtuar rëndë personi me iniciale B. T.

“Rreth orës 11:55, teksa punonte në banesën e tij, në Rrogozhinë, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht me mjetin e punës (frezë), shtetasi B. T., 60 vjeç. Nga dëmtimet, 60-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë së Kavajës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë