Gazeta Si – Të paktën 118 persona u vranë nga një tërmet me magnitudë 6.2 ballë gjatë natës në provincën veriperëndimore të Kinës Gansu, njoftuan mediat shtetërore.
Dhjetëra persona të tjerë u plagosën. Të paktën 11 të vdekur dhe njëqind të plagosur gjithashtu raportohen në qytetin Haidong.
Megjithatë, bilanci është i përkohshëm dhe ekziston frika se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh.
Tërmeti shkaktoi dëme të konsiderueshme, duke përfshirë shembjen e disa ndërtesave dhe bëri që njerëzit të vrapojnë në rrugë për siguri.
Footage of the 6.2 magnitude earthquake that occurred in China's Gansu province. pic.twitter.com/tuHXnu0Z7n
— gdh news (@gdhnews) December 19, 2023
Pas goditjes kryesore, pasuan disa pasgoditje. Përpjekjet e ekipeve të shpëtimit filluan në orët e para të së martës, me presidentin kinez Xi Jinping duke bërë thirrje për “përpjekje të gjithanshme” në përpjekjet e kërkim-shpëtimit.
Përpjekjet e autoriteteve janë ngadalësuar nga temperaturat e ulëta dhe ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të shembjes së rrjetit elektrik.
Aktualisht, media shtetërore raportoi, përveç vdekjeve që kanë kaluar 110, më shumë se 200 të plagosur, nga të cilët 96 në Gansu dhe 124 në Qinghai.
Tërmeti shkaktoi dëme të konsiderueshme, duke shkatërruar shtëpi dhe duke i çuar njerëzit të vrapojnë në rrugë në kërkim të sigurisë.
Ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë u ndërpre për shkak të dëmtimit të rrjeteve, sidomos në disa fshatra më të thella.



Temperaturat ranë shumë nën zero në Kinën veriore për shkak të një vale të motit të jashtëzakonshëm të keq: imazhet e transmetuara nga rrjeti shtetëror CCTV i një prej zonave më të prekura nga tërmeti, treguan banorët duke u ngrohur pranë një zjarri.
Nndërsa shërbimet e emergjencës ngritën tenda dhe të tjera objektet e kujdesit emergjent.
Epiqendra e tërmetit u zbulua rreth 100 kilometra në jugperëndim të Lanzhou, kryeqyteti i Gansu.
Agjencia shtetërore e lajmeve “Xinhua” raportoi se tërmeti, i ndjerë gjithashtu në Xi’an në provincën veriore të Shaanxi, rreth 570 kilometra larg, ishte me magnitudë 6.2.
Në vitin 2008, një tërmet me magnitudë 7.9 në Kinë la më shumë se 87,000 njerëz të vdekur ose të zhdukur, duke përfshirë 5,335 studentë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



