Politike

Çfarë ndodh pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve

Këshilli i Mandateve pas mbledhjes u paraqet deputetëve të Kuvendit një raport ku përmblidhen pretendimet e palëve.

Sipas vendimit të Keshillit raportit duhet te hartohet brenda te merkures.

Në raport do te rekomandohet miratimi i dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit, nisur nga qendrimet e deputeteve te PS dhe Enkelejd Alibeajt ne Keshill.

Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.

Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit Berisha.

Vendimi merret te enjten

Edhe nëse Kuvendi e autorizon SPAK-un për arrestimin e Sali Berishës, ai nuk e humbet mandatin e tij deri në dënim me vendim të formës së prerë, përveç rasteve kur e dorëzon vetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë