Gatimi i darkës së Krishtlindjes kërkon edhe një element kryesor që është hapja e dritareve pasi një studim i ri ka treguar se ndotja e ambientit është më e lartë gjatë gatimit të darkës së Krishtlindjes.
Një studim ka zbuluar se ndotja e ambienteve të brendshme në shtëpitë e njerëzve është më e lartë në ditën e Krishtlindjeve se çdo ditë tjetër dhe një shkak kryesor është përgatitja e një vakti festiv.
Studiuesit në SHBA analizuan nivelet e ndotjes së ambienteve të brendshme për pothuajse 4000 familje.
Ata shikuan se grimcat e vogla të ndotjes së ajrit të quajtura PM2.5 u rritën në një nivel përtej 30 mikrogramëve për metër kub ajër.
Kjo normë është 50 për qind më e madhe se sa është parë gjatë pjesës tjetër të dimrit.
Studiuesit thonë se kjo ndikon direkt në shëndetin e njerëzve pasi udhëzuesi vjetor i cilësisë së ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë rekomandon që PM2.5 duhet të arrijë një mesatare vjetore jo më të lartë se 5 mikrogramë për metër kub ajër.
Provat e kanë lidhur këtë lloj ndotjeje me një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjeve të frymëmarrjes.
Doktor David Lunderberg, i cili drejtoi studimin nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, tha se ndërsa muajt e dimrit bëhen më të ftohtë dhe më të errët, ne kalojmë më shumë kohë në shtëpi dhe më shumë kohë duke gatuar dhe kjo ndryshon ajrin që thithim.
“Në studimin tonë të të dhënave të cilësisë së ajrit në mijëra shtëpi, ne shohim se ndotja e ambienteve të brendshme bëhet më e zakonshme në dimër dhe sidomos gjatë festave të fundvitit ku ushqimi është shumë i rëndësishëm.
“Ky studim konfirmon kërkimet e mëparshme që identifikojnë aktivitetet njerëzore, veçanërisht gatimin, si burime të rëndësishme të ndotjes”.
Studimi i ri, i botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, zbuloi se pak më shumë se gjysma e përqendrimeve të PM2.5 brenda shtëpive vijnë nga jashtë.
Por pjesa tjetër e kësaj ndotjeje vjen nga brenda shtëpisë dhe rreth 28 për qind besohet se vjen nga aktivitetet ‘episodike’ si gatimi dhe pastrimi.
Në përgjithësi, ndotja arrinte kulmin në 8 të mëngjesit, 12 pasdite dhe 6 pasdite, rreth kohës kur njerëzit zakonisht gatuajnë.
Ushqimi i djegur, i skuqur ose i zier mund të prodhojë grimca të vogla ndotjeje, si dhe mbetjet e ushqimit që mblidhen në furrë ose në tigan.
Ekspertët sugjerojnë që njerëzit të konsiderojnë hapjen e një kur gatuajnë për Krishtlindje pasi kjo do i ndihmojë që ndotja të dalë jashtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



