Politike

‘Kërkuam informacion për pasurinë e Ramës”, Vokshi: Kuvendi shkeli ligjin, nuk ia përcolli kërkesën ILDKP

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka deklaruar të dielën në mesditë se Kuvendi ka fshehur dy kërkesa të firmosura nga katër deputetë të Partisë Demokratike, drejtuar ILDKP dhe KLGJ.

“Sic i shihni edhe shkresat në fotot në ekran, në datë 17 Nëntor, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Tritan Shehu, dhe Albana Vokshi në cilësinë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 8 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Për statusin e deputetit”, i ndryshuar, kanë kërkuar që t’u vihet në dispozicion informacioni i  plotë dhe i detajuar nga dy institucione:

1.     Nga Inspektorati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), në lidhje me  të gjithë Deklarimet ndër vite të z. Edi Rama si dhe të gjithë personave të lidhur me të, përfshirë znj. Rea Xhillari.

2.     Nga Këshillit të Lartë Gjyqësor, janë kërkuar procesverbalet, materialet mbështetëse dhe vendimet e marra në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) të zhvilluara 15 janar – 1 korrik 1996”, tha ajo.

Neni 8 i Ligjit “Për Statusin e Deputetit përcakton se deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij, nga ministrat ose nga drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore, si dhe nga drejtuesit e çdo institucioni tjetër në administratën publike ose të qeverisjes vendore. Drejtuesit e institucioneve në anën tjetër janë të detyruar t’i përgjigjen deputetit brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

“Praktikisht informacioni nga institucionet duhet te ishte vënë në dispozicion brenda datës 2 dhjetor.

Pas insistimit nga ana jonë për të marrë përgjijet e shkresave, pas sorrollatjes sa në një zyrë në tjetrën, dje zbluam skandalin që shkresat, pasi i kisha protokolluar përsonalisht, ishin mbajtur të fshehura në sirtar në Kuvend pa u dërguar asnjëherë.

Pengimi, me urdhër të Edi Ramës, i dërgimit të shkresave dhe marrjes së informacionit është një tjetër akt i rëndë ndaj parlamentarizmit”, tha ajo.

“Këtu po ju paraqesim deklaratat e pasurisë të Edi Ramës, që nga viti 2010. Cdo qytetar mund të vërtetojë që Edi Rama ka shkelur ligjin n ëmënyrë të përsëritur, e duhet në ndiqet penalisht.

Nga ana tjetër, me anë të fshehjes së shkresës së dytë, Edi Rama, kërkon të mbulojë faktin e një procesi të porositur dhe vendimi te montuar ndaj kryetarit të PD z. Sali Berisha, nga një gjyqtare e cila ka marrë një vendim antikushtetues, duke qenë në konflikt të plotë interesi. PD disponon kopje të vendimit të shkarkimit të Gjyqtares Irena Gjoka në 1996 nga KLGJ, në kohën që kryetar i KLGJ ishte Presidenti i asaj kohe z. Sali Berisha.

Gjyqtarja Gjoka, jo vetëm nuk kërkoi dorëheqjen nga cështja, por në të kundërt, shkeli Kushtetutën, shpërfilli paramentin dhe rolin e tij dhe mori vendimin për heqjen e disa lirive z. Sali Berisha pa autorizimin e institucionit më të lartë në një republikë parlamentare, Parlamentit”, vijoi Vokshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë