Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prizren ku 3 të rinj të moshës 20 vjeçare kanë humbur jetën teksa tre të tjerë mbetën të plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, kur të rinjtë ishin duke ndjekur gara ilegale, kur një prej mjeteve humbi kontrollin dhe përplasi personat në anë të rrugës.
Përplasja ishte fatale dhe për pasojë humbën jetën Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës 20 vjeç, teksa u lënduan dhe 3 të tjerë.
Sipas mediave në Kosovë, shoferi i cili i ka përplasur tre të rinjtë është Arlind Syla, familjar i Lordit, i cili humbi jetën në këtë aksident.
Policia e Kosovës ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona, teksa ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.