Gazeta Si - Katër persona janë arrestuar me qindra doza kokaine dhe kanabisi, pistoletë e sende të tjera në një lokal në zonën e Kasharit në Tiranë.
Sipas policisë, në pranga, gjatë operacionit të koduar “Drug bar” kanë rënë; A. H. 36 vjeç, Ç. H. 52 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe R.H., 21 vjeç.
Lokali është në pronësi të 36-vjeçarit A.H., dhe gjatë kontrollit, policia gjeti 150 doza kokaine, 60 doza kanabisi me THC të lartë, 1 pistoletë, 1 peshore elektronike, 5 maska, 4 shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria ilegale.
Policia thotë se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin lëndë narkotike në lokalin e 36-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.