Ka ndodhur

Video / Arrestohet ‘super-hajduti’ në Kavajë, vodhi tre biznese brenda një dite

Gazeta Si – Një 49-vjeçaar nga Kavaja, i kthyer në tmerrin e bizneseve të zonës, u arrestua si i dyshuar për tre vjedhje brenda një dite.

Sipas policisë, një ditë më parë, Xhevahir Xhevogli,  i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, ka vjedhur në tre biznese.

I arrestuari është filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve që ka marrë shumat monetare.

Ngjarjet kanë ndodhur të martën në lagjen Nr.2 të Kavajës, ku 49-vjeçari vodhi 3 biznese dhe tentoi të vidhte në një të katërt. Pas analizimit të pamjeve, i dyshuari u identifikua dhe u arrestua.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë