Sekretari për Programin në PD zyrtare, Arbi Agalliu doli në një konference për mediat për të denoncuar problemet që ka sot ekonomia shqiptare, duke nënvizuar se ajo nuk gjen zgjidhje as në miratimin e buxhetit për vitin 2024.
“…Të nderuar qytetar, edhe në buxhetin që kaloi midis flakës dhe tymit, kjo qeveri mendoi vetëm për vete dhe klientët e saj. Parat do të shkojnë për konçesione dhe PPP ndërkohë që pensionistët do ti gënjejnë me një gjysmë gjel deti për fundvit.
Po kështu goditet edhe shtresa e mesme duke taksuar profesionet e lira e duke iu marr miliona euro, te cilat duhet të ishin në duart e shqiptarëve por tani më do të shkojnë në duart e qeveritarëve.
Partia Demokratike ka denoncuar dhe denoncon këtë qeveri, abuzimet dhe vjedhjet e saj. Me kete qeveri ekonomia në këto 10 vite ka bere regres duke i varfëruar shqiptarët gjithmonë e më shumë…”, tha Agalliu
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.