Nga Gazeta ‘Si’- Në tremujorin e tretë të vitit çmimet e prodhimit vazhduan të qëndrojnë të larta dhe u rritën me 5.2%.
Rritjen më të madhe e ka patur industria nxjerrëse me 8.5%, seksioni i energjisë me 6.4% dhe industria përpunuese me 4.4%.
Sipas të dhënave nga INSTAT, për tregun vendas, çmimet e prodhimit krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022-shit janë rritur me 7.2% ku sipas grupeve rritjen më të madhe e ka pasur industria nxjerrëse me 13.6% dhe seksioni i energjisë me 8.6%.

Për tregun e jashtëm, produktet që eksportohen nga Shqipëria, çmimet janë rritur me 1.9%, udhëhequr nga seksioni i furnizimit me ujë dhe menaxhimit të mbeturinave me 14%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit mat ecurinë e çmimeve të produkteve që prodhohen në Shqipëri dhe shiten në tregun vendas ose eksportohet.
Nga ana tjetër, çmimet e importit kanë patur një ngadalësim të ndjeshëm nga viti i shkuar duke u rritur me vetëm 0.7%. Një vit më parë ky tregues ishte 8.1%.

Rritjen më të madhe të çmimit në këtë indeks e pati energjia me 1% ndjekur nga industria përpunuese me 0.7%.
Indeksi i Çmimeve të Importit mat ecurinë e çmimeve të transaksioneve të produkteve industriale të importuara për t’u shitur në tregun vendas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




