Gazeta Si – Një këmbësor humbi jetën mbrëmjen e kësaj të hëne në Lushnjë, pasi u përplas nga një automjet. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 17:40, në Golem.
Viktima, ende i paidentifikuar, u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 64-vjeçar, me iniciale S.V., banues në Pojan, i cili u shoqërua në komisariat, ndërsa në vendin e ngjarjes grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




