Rend dhe Ligj

I dënuar për 6 vepra penale, Ilir Kupa kalon në regjimin ’41 Bis’ pas urdhrit të ministrit Manja

Gazeta Si - Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm të të dënuarit Albert Kupa (alias Ilir Kupa).

Ish-anëtari i të ashtuquajurës "Banda e Babagjyshëve", po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit. Pas këtij urdhëri, ai do të transferohet në regjimin e posaçëm (41/b).

Ndërkohë ministri i Drejtësisë paralajmëron se në bashkëpunim me SPAK, të tjerë të dënuar do t’i nënshtrohen këtij regjimi.

“Jemi të vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjitha burgjet e vendit dhe cilido i dënuar thyen rregulloren e burgjeve, apo kryen vepra penale në burg duke cënuar rendin dhe sigurinë në IEVP, do t’i nënshtrohet këtij regjimi sipas ligjit”, shprehet ministri Manja.

Ilir Kupa në vitin 2014-2015, ka qenë i përfshirë në aktivitetin kriminal të grupit të “Babagjyshëve”, pjesëmarrës në disa vjedhje/grabitje, si dhe dhënien e vlerave monetare me përqindje. Gjithashtu, ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë