Gazeta Si- Një sasi prej 30 mijë eurosh është sekuestruar në aeroportin e Rinasit, pasi personi që i kishte në zotërim nuk i kishte deklaruar para autoriteteve.
Policia Kufitare njofton se paratë i posedonte një shtetas gjerman me iniciale N.Z., 44 vjeç, i cili po largohej nga Shqipëria.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantë, 44-vjeçarit iu gjet shuma prej 30 mijë eurosh që nuk i kishte deklaruar në doganë. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi gjerman është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




