Moti

Rriten temperaturat. Pasditja shton vranësirat

Nga Gazeta 'Si'- Sot do të ketë sërish rritje të vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet motit në zonat malore ku më të dukshme vranësirat do të jenë në veri dhe verilindje të Shqipërisë.

Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit. Mbetet situata e motit të qëndrueshëm prezente edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes,  mesdita sjell rritje të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale dhe deri në 15°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë