Sport

Briken Calja merr medalje bronzi në Katar, Erkand Qerimaj i katërti në dygarësh

Gazeta Si – Rezultate të mira të dy peshëngritësve tanë Briken Calja dhe Erkand Qerimaj në Çmimin e Madh të Dohas në Katar. Calja ka marrë medaljen e bronzit në shkëputje, kurse Qerimaj u rendit i katërti në dygarësh.

Dy peshëngritësit konkurruan në peshën deri 81 kilogramë, që nuk është një peshë olimpike. Briken Calja ngriti 155 kilogramë në shkëputje dhe arriti të fitojë medaljen e bronzit. Në shtytje ai nuk mundi të kalonte me sukses asnjë nga tre provat dhe rrjedhimisht humbi klasifikimin edhe në dygarësh.

Qerimaj ngriti 153 kilogramë në shkëputje dhe 183 kilogramë në shtytje. Me 336 kilogramë në dygarësh shkodrani zuri vendin e katërt.

Eventi i Dohës vlente edhe për kualifikimin për në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, por Calja dhe Qerimaj nuk garuan në peshë olimpike. Deri tani Shqipëria nuk ka asnjë peshëngritës të kualifikuar për në Olimpiadë dhe Botërori i marsit të 2024-ës në Tajlandë është mundësia e fundit për t’u kualifikuar me normë në ‘Paris 2024’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë