Gazeta Si – Një 38-vjeçar nga Bangladeshi është arrestuar në Gjirokastër, pasi tentoi që të ndihmonte 4 emigrantë që i kishte strehuar 4 ditë në një hotel në Tiranë që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër me Greqinë kundrejt pagesës.
Policia tha se M.T., banues në Kamëz ka tentuar të ndihmojë 4 emigrantë që i kishte strehuar në një hotel në Tiranë duke i krijuar kushte per transportin që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi.
Sapo ka vënë re policinë, ai është larguar, por është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 1 celular dhe 200 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




