Gazeta Si - SPAK lëshon 15 urdhërarreste për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Mes 15 urdhërarresteve me burg janë ata për ish-ministrin Lefter Koka, i cili është i dënuar me burg, ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllakon, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.
Urdhërarrestet e tjera me burg janë për zyrtarë të Bashkisë se Tiranës, dujke nisur me drejtorin e punëve publike Taulant Tusha, i cili është arrestuar. Tusha është një nga emrat më të përfolur të kësaj çështjeje. Po ashtu, urdhërarresti u lëshua edhe për Namik Simixhi, pjesëtar i komisionit të tenderimit. Zyrtarët e bashkisë kanë qenë pjesë e procedurave për inceneratorin e Tiranës.
GjKKO ka dhënë masat e arrestit në burg edhe për Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Jetmir Llapajn dhe Pëllumb Abeshin. Masa e sigurisë "arrest shtëpie" u dha për Alba Thoman, Valbona Ballgjinin, Sidita Kopliku, Etleva Kondin, Sidita Tolan.
SPAK-u ka vendosur më parë sekuestro ndaj inceneratorit të Tiranës, sepse nga hetimet paraprake zbuloi se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.