Gazeta Si – Një 59-vjeçar është plagosur me armë zjarri sot në Guci të Shkodrës. Ai ka shkuar në Spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
‘Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A.Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, – shkruhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




