Nga Gazeta ‘SI’ – Tregu i sigurimeve një vend po rritet shpejt dhe në fund të muajit tetor, të ardhurat totale të gjeneruara arritën 18.8 mld lekë, me rritje 10% nga një vit më parë.
Kontratat kaluan numrin e 1.2 milionëve, duke krijuar kështu një rekord të ri, përkthyer në një rritje 11.2% në raport vjetor.
Sigurimet dominohen përsëri nga ato të jo-jetës, që mbajnë 91.9% të tregut, 8% ato të jetës dhe 0.06% risigurimet. Rreth 60% e totalit janë sigurime të detyrueshme, kryesisht motorike, që kanë gjeneruar mbi 11 mld lekë në 10 muaj.

Për të njëjtën periudhë, kompanitë e sigurimeve kanë rritur eficiencën e kontratave, duke shtuar edhe masën e dëmit të paguar. Deri në tetor kompanitë kanë paguar 5.7 mld lekë dëme, me rritje 8%, nga të cilat mbi 4 mld janë motorike.
Rritje të lehtë vazhdon të ketë edhe portofoli i sigurimit të pronës, por përsëri në përmasa të vogla. Deri në tetor, ky zë gjeneroi 3.4 mld lekë, ku 65% ishte për zjarrin dhe dëmtime të tjera në pronë, sigurim që është rritur me 17% nga viti i shkuar.
Primet nga sigurimet e jetës gjatë periudhës janar-shtator 2023, mbeten modeste, duke arritur 1.5 mld lekë ose 9.35% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




