Ka ndodhur

Banesa merr flakë për shkak të sobës me dru, lëndohet 55-vjeçari në Dropull

Gazeta Si – Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi banesa në të cilën banonte në fshatin Dervician të Dropullit u përfshi nga flakët.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale Dh.K., është dëmtuar lehtë për shkak të ndezjes së sobës me dru. Ai po merr asistencë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Derviçan, dyshohet se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. K., 55 vjeç. Nga flakët është dëmtuar lehtë shtetasi Dh. K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit”, sipas policisë.

Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë