Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier-Patos rreth 2 km nga qyteti i Fierit.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një autobus interurban dhe një mjet tip “Benz”. Nga përplasja, autobusi i linjës Fier-Roskovec ka përfunduar në oborrin e një banese në anë të rrugës.
“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin K. Sh., 62 vjeç, banues në Cakran, është përplasur me automjetin tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. Sh., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal Fier”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



