Ka ndodhur

Plagosje me thikë në Tiranë, 57-vjeçari qëllon me thikë kunatin pas sherrit

Gazeta Si – Një plagosje me thikë ka ndodhur në Tiranë pranë Kodrës së Priftit në zonën e Kinostudios pasditen e kësaj të diele.

Policia njofton se 57-vjeçari me iniciale S.T., ka plagosur me thikë kunatin e tij, bashkëmoshatarin me iniciale S.H.

Sipas burimeve paraprake, dy kunetërit kanë qenë duke pirë bashkë alkool dhe sherri ka nisur për motive të dobëta. I plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë