Ka ndodhur

Kapet me municion luftarak në makinë, 19-vjeçari në Shkodër tentoi t’i largohej policisë

Gazeta Si – Një 19-vjeçar me iniciale E.J., u arrestua këtë të diel në Vaun e Dejës, Shkodër, pasi iu gjet në automjetin e tij 2 krehra me fishekë luftarakë pa leje dhe se në momentin e parë tentoi t’u arratisej efektivëve.

Ndalimi i tij u bë në unazën e Vaut të Dejës, ku pasi policia lokalizoi automjetin e tij, ai ka tentuar që të largohet.

Gjatë kontrollit në çantën e 19 vjeçarit, në brendësi të automjetit, policia gjeti 2 krehra me fishekë luftarak që posedoheshin pa leje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë