Gazeta Si – Një sasi e konsiderueshme parash dhe monedha ari janë sekuestruar në Berat në banesën e një 31-vjeçari me iniciale D.V.
Policia tha se ka arrestuar të riun, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë edhe babai i tij, B.V., të dy banues në fshatin Kutalli.
Policia e Beratit bën me dije se në banesën e 31-vjeçarit u gjetën 56,650 euro, 5 monedha ari dhe një pajisje metalkërkuese.
Shuma e parave dyshohet se është përfituar nga veprimtari të paligjshme. Për këtë arsye ai akuzohet për pastrim parash.
Në banesë, të riut iu gjet edhe një armë gjahu dhe fishekë pa leje, duke u akuzuar gjithashtu edhe për mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




