Ka ndodhur

Arrestohet 40 vjeçari në Vlorë, bashkëpunoi për pengmarrjen e një personi dhe plagosjen e tij

Gazeta Si – Një tjetër autor i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Gentian Omerit në Sarandë, ngjarje e ndodhur më 19 Janar 2023, është arrestuar nga policia.

40-vjeçari me iniciale A.N. u arrestua falë shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Vlorës dhe Policisë së Lezhës.

Ndaj 40-vjeçarit është caktuar masë sigurie arrest në burg në mungesë nga Gjykata e Sarandës për veprat penale heqje e paligjshme e lirisë dhe plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim.

40-vjeçari A.N. së bashku me 4 persona të tjerë të cilët janë të arrestuar tashmë, më 19 janar 2023 morën peng në makinë Gentian Omerin, duke e plagosur rëndë me sende të forta dhe më pas e lanë pa ndjenja në mes të rrugës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë