Kombetarja

Silvinjo e merr me sportivitet shortin: Sfidë e bukur, do tregojmë forcën tonë

Gazeta Si – Trajneri i Kombëtares komentoi shortin e hedhur sot në Hamburg për grupet e Euro 2024, kuq kuqezinjtë do ndeshen me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Silvinjo do të donte të tjerë kundërshtarë, sigurisht, por ai e ka marrë me sportivitet atë çfarë kanë servirur goglat.

Braziliani theksoi se do të jenë një sfidë e bukur ndeshjet emra të mëdhenj, si Spanja, Italia dhe Kroacia: “Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur.

Gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me Spaletin. Është grup i vështirë, por nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali, siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë. I njoh mirë këto vende dhe mentalitetin e tyre.

E shoh të vështirë, sepse janë skuadra shumë të forta, janë mësuar të luajmë në këtë turne. Ne do të shkojmë të tregojmë forcën tonë. E kemi bërë ndaj Polonisë, ndaj Çekisë. Janë ndeshje teke dhe mund të ndodhë gjithçka. Do të provojmë, është një sfidë e bukur”, – u shpreh trajneri i Kombëtares nga Hamburgu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë