Kombetarja

Kalendari / Kuqezinjtë e nisin Europianin me Italinë në Dortmund, pastaj Kroacia

Gazeta Si – Shqipëria do ta luajë më 15 qershor 2024 ndeshjen e parë të Europianit. Përballë do të jenë kampionët e Europës, Italia fqinje. Një kundërshtar që shumë nga lojtarët tanë që luajnë në Serinë A e donin në grup dhe dëshira e tyre është plotësuar.

Ndeshja me Italinë luhet në stadiumin e Dortmundit ‘Signal Iduna Park’. Pas 4 ditësh skuadra e trajnerit Silvinjo do të luajë me Kroacinë në qytetin e Hamburgut, ku u hodh shorti i sotëm.

Dhe në fund, më 24 qershor, ndeshja e tretë në grup me Spanjën në Dysledorf. Me shortin e sotëm, shanset e Shqipërisë për një kualifikim të mundshëm duhet thënë se janë vërtet të pakta.

Kalendari i Shqipërisë në Euro 2024
15 qershor – Itali-Shqipëri (Dortmund)
19 qershor – Kroaci-Shqipëri (Hamburg)
24 qershor – Shqipëri-Spanjë (Dyseldorf)

Ndeshja e parë e Europianit luhet më 14 qershor, kur Gjermani ndeshet me Skocinë. Finalja luhet në Berlin, më 14 korrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë