Gazeta Si – Sapo ka përfunduar shorti i grupeve të Euro 2024 në Hamburg. Kuqezinjtë ishin vërtet pa fat, sepse kanë peshkuar 3 skuadra të mëdha. Goglat kanë vendosur që kuqezinjtë të pozicionohen në Grupin B, bashkë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Ndoshta më keq se kaq nuk mund të shkonte.
Si Spanja, ashtu edhe Italia e Kroacia janë skuadra me shumë kualitet dhe eksperiencë. Italia vjen në Euro 2024 si kampione në fuqi e Europës, edhe pse kohë.t e fundit po kalon vështirësi. Spanja dihet për forcën dhe talentet që ka, ndërsa Kroacia mbështetet te lojtarë kalibri që luajnë me klubet më të mëdha europiane.
Group B: Spain, Croatia, Italy, Albania ✅#EURO2024 pic.twitter.com/LV5IyUPYU1
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) December 2, 2023
Shqipëria bënte pjesë në Vazon 2 në short, bashkë me skuadra si Danimarka, Turqia, Austria, Rumania dhe Hungaria. Janë formuar 6 grupe me nga 4 skuadra secili. Deri tani janë përcaktuar 21 skuadra pjesëmarrëse, 3 të fundit vendosen nga ‘play-off-i në muajin mars.
Strongest team in Pot 2?#EURO2024 pic.twitter.com/BpJwnhEvMq
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) December 1, 2023
“Me trajnerin Silvinjo dhe stafin e FSHF-sw në Hamburg para shortit të finaleve të Euro “Gjermani 2024”. Uroj të kemi fat dhe të bëjmë një paraqitje sa më të mire”, – shkruante presidenti i FSHF-së para shortit. por fati nuk ishte me Shqipërinë sot në Hamburg.
Grupi B mund të konsiderohet në letër të paktën edhe grupi më i fortë i shortit. Gjermania organizatore ka në grupin e saj ekipe si Hungaria, Skocia dhe Zvicra. Franca bën pjesë në Grupin D, bashkë me Holandën, Austrinë dhe një nga ekipet që do dalin nga play-off-i.
All set for EURO 2024! 🤩#EURO2024 pic.twitter.com/QXnMaOBeBZ
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) December 2, 2023
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.