Sali Berisha mblodhi Kuvendin Kombëtar në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.
Në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i kryetarit të Partisë.
Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe aksionin e opozitës në të ardhmen.





Në kuvend nuk është parë asnjë prej deputetëve që mbështesin Gazment Bardhin në parlament
Por ka rënë në sy per here te pare prania e vajzës së tij Argita Malltezi e cila ka deklaruar më herët se nuk do të përfshihej në politikë.









Nuk dihet ende se më cfarë statusi Argita Malltezi ka marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD së së Rithemelimit,


Por ajo që është e sigurtë është fakti se Argita Malltezi ka zënë vend në një nga karriget e delegatëve të KLuvendit, në rreshtin pas Sali Berishës në krah më anëtarët e tjerë të kryesisë së PD-së së Rithemelimit ngjitur me miken e saj njëherazi anëtare e kryesisë, Edith Harxhi.

.Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi sërish Bashën si pseudo-opozite, poati një mesazh për deputetët që munguan si dhe përcolli vendimet që do të ndërmarrë PD-ja e Rithemelimit në të ardhmen.
“Ai (Basha)mori peng kryetarin e opozitës dhe synoi krijimin e pseudo opozitës dhe kishte planifikuar që me këtë kallp opozitë, të qeverisnin në kurriz të shqiptarëve. De facto, t’i bënin gjëmën demokracisë shqiptare.
Edhe këtu, Edi Rama dështoi. Së bashku ia thyem ëndrrën e bashkëqeverisjes me pseudo-opozitën.
A kishim kosto ne për këtë? Sigurisht që po.
Nga dita që unë refuzova bashkëqeverisjen me Edi Ramën, që mu propozua nga kryekëshilltarët e Lulzim Bashës, unë u dizenjova non-grata dhe sot kam një dhëndërr të burgosur politik.
Dhe tani çfarë i mbeti Edi Ramës? Tregoi më në fund në sytë e të gjithë botës se kush është në të vërtetë.
Vendosi t’i bëjë parlamentit një grusht shteti brenda shtetit”, tha Berisha, duke nënvizuar se pavarësisht qëllimikt të Ramës, opozita mbijetoi në Kuvend.
“Por ne ia dolëm, e shpëtuam opozitën, e shpëtuam parlamentin. Grupi ynë parlamentar, dhe i përshëndes deputetët kudo që janë, në këtë sallë dhe kudo që ndodhen, me mosbindje civile, e zhyti në ilegalitet parlamentin e krimit, parlamentin e diktaturës, parlamentin e narkoshtetit.
Por kur opozitës i mohohet çdo e drejtë e mundshme e dhënë nga Kushtetuta, kur garda kthehet në një polici kundër opozitës, kur buxheti kalon për 4 minuta, kur Kushtetuta shkelet çdo ditë, a mund të quhet më Shqipëria një republikë parlamentare”.
Çfarë do të bëjë Sali Berisha?
“Përgjigjen për këtë e kemi demonstruar në parlament, aksion pa kthim, mosbindje civile, aksion pa kthim gjer në fitore.
43 vetë jemi në parlament, vetëm një muaj kemi dhe me kaq veta, në kaq pak kohë, me betejën pa kthim dhe mosbindjen civile, ne fituam dy beteja kyçe”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




