Kombetarja

Ramadani zgjedh kundërshtarët e preferuar, do Gjermaninë dhe Italinë ose Zvicrën në grup

Gazeta Si – Një nga protagonistët e rëndësishëm të fushës te Kombëtarja shqiptare, Ylber Ramadani, ka folur së fundi në lidhje me shortin që hidhet sot në Hamburg, ku kuqezinjtë do të mësojnë emrat e 3 kundërshtarëve në grup.

Mesfushori preferon Gjermaninë nga vazoja e parë, ajo e skuadrave të mëdha. Po ashtu, ai dëshiron që Shqipëria të luajë ndaj Italisë dhe Zvicrës. Në fakt, vetëm njërën nga këto dy skuadra mund të ketë në grup, sepse Italia dhe Zvicra bëjnë pjesë në të njëjtën vazo shorti, në vazon 4.

Ylber Ramadani, mesfushori i Kombetares shqiptare. Gazeta Si, 2 dhjetor 2023

“Do të doja që në grup të kishim Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën. Të shohim. Është kualifikimi i dytë në një Europian në historinë e Shqipërisë, një mundësi e madhe për ne. Kemi një ekip vërtet të fortë, me 7-8 lojtarë që luajnë në Serinë A. Është një ëndërr për mua”, – u shpreh Ramadani në konferencën për shtyp para ndeshjes që Leçe luan me Bolonjën.

Gjermania duket një nga kundërshtarët më të preferuar të kuqezinjve. Edhe Berat Gjimshiti, kapiteni kuqezi, pak ditë më parë tha se donte pikërisht organizatorët e Euro 2024 në grup, për t’u treguar gjermanëve se sa janë shqiptarët në vendin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë