Kombetarja

Shqipëria zbret 3 vende në renditjen e FIFA-s, Kosova ngjit 4. Argjentina mbetet e para

Gazeta Si – Dy barazimet e nëntorit, 1-1 me Moldavinë dhe 0-0 me Ishujt Faroe, e kanë zbritur Kombëtaren shqiptare 3 vende në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë mbanin vendin e 59-të më parë, ndërsa tani, me renditje e azhurnuar, gjenden në vend të 62-të.

Kombetarja para ndeshjes ne Moldavi. Gazeta Si, 30 nentor 2023

Pak rëndësi ka në fakt kjo renditje, sepse Shqipëria e arriti objektivin e saj të kualifikimit në fazën finale të Euro 2024.

Kosova është ngjitur 4 pozicione në renditjen e FIFA-s, duke lënë vendin e 105-të për të shkuar në vendin e 101-të. Një ngjitje që vjen pas fitores me Izraelin, barazimit me Zvicrën dhe humbjes me Bjellorusinë.

Renditjen e FIFA-s vazhdon ta udhëheqë Argjentina kampione bote, e ndjekur nga Franca dhe Anglia. Më pas plotësojnë 10-shen e parë skuadra si, Belgjika, Brazili, Holanda, Portugalia, Spanja, Italia dhe Kroacia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë